Pages

Banner 468

Thursday, September 6, 2012

Ndryshohen kodet telefonike, nga +381 në +355

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%


Në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, deputetët, me shumicë votash kanë miratuar Rezolutën për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova.
Sipas kësaj rezolute të cilën e ka paraqitur deputeti nga lëvizja për Bashkim Agim Kuleta, kodet (+377, +381 dhe +386) do të zëvendësohen me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.
Me këtë hap, sipas Kuletës, Kosova dhe qytetarët e saj do të përfitonin shumë si në aspektin politik, ekonomik po ashtu edhe në aspektin e sigurisë.
Deputetët e opozitës akuzojnë Qeverinë
Kuvendi i Kosovës nisi seancën me akuza që deputetët opozitarë drejtuan ndaj Qeverisë së Kosovës.Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu vlerësoi se Kosova nuk po ecën drejt një shteti normal. Sipas tij, jo vetëm që nuk po përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë, por madje po errësohet edhe perspektiva për sovranitet në të ardhmen.
“Fakti që një gjë e tillë po ndodhë në një kohë kur po bëhen përgatitjet për dialog politik me Serbinë për veriun e Kosovës, tregon se nuk po ngjan e ashtuquajtura përmbyllja e mbikëqyrjes për të shtuar pavarësi për shtetin, por për t’i hequr territor vendit tonë”, tha ai.
Ai tha se çdo ditë e më shumë ka depërtim edhe më të thellë të Serbisë në Kosovë dhe dobësim të potencialit shqiptar në vend. Por, krejt ndryshe mendon deputetja serbe, Vesna Mikiç, sipas të cilës institucionet e Kosovës nuk i kanë përmbushur standardet që kanë të bëjnë me pakicën serbe në Kosovë. Për këtë, ajo fajëson komunitetin ndërkombëtar.
“Mund t’ju them se kësaj radhe ju do të jeni fajtorët e vetëm për një eksod të mundshëm të popullit serb dhe kjo me të vetmin qëllim për krijimin e një shteti monoetnik në këtë territor”, tha ajo.
Në këtë rast, përgjigje deputetes serbe i dha kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
“Deputete, standardet janë plotësuar, por në shekullin 21 nuk mund të shkohet me syzet e Millosheviqit”, tha Krasniqi.
Në vazhdim deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni kërkoi të rishikohet votimi i amendamenteve të pakos së 21 ligjeve që kanë të bëjnë me përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, të miratuara në seancën e javës së kaluar. Për këtë çështje u zhvillua një debat më i ashpër, në të cilin deputetë nga opozita i dhanë mbështetje deputetit të PDK-së, Hyseni. Madje debati mes kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe deputetit të LDK-së, Sabri Hamiti u bë më i ashpër kur u votua procesverbali i seancës së kaluar.
Në seancën e sotme në rend ditë është votimi i projekt-rezolutës lidhur me përdorimin e kodeve të huaja telefonike në Kosovë për të cilën çështje është zhvilluar një debat javën e kaluar.