Pages

Banner 468

Wednesday, September 12, 2012

Alba Hamiti, nje tjeter krenari shqiptare ne Gjermani

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Alba Hamiti, nje bukuroshe shqiptare e cila jeton ne Gjermani se bashku me familjen, po marshon me sukses drejt te qenit nje prej modeleve me te kerkuara ne kete vend evropian.
Me nje pamje karakteristike dhe per tu admiruar, me floke te kuqe dhe sy blu, Alba eshte shnderruar ne yllin e agjencise se modelizmit “Tune Models”.
Ajo se fundi eshte shfaqur edhe ne nje set fotografish te realizuar per “Institute Magazine”, nje prej adresave prestigjioze online te modes ne bote.
Nderkohe, Alba eshte shfaqur ne editorialet e disa prej revistave me te njohura te modes si: Pose, Noblian, Sleek, GQ, Woman, Grazia, L’Officiel, Harper’s Bazaar, Flair, Velvet, Avenuel, Madame, Vogue, etj.
Karriera e Albas ne modelizem filloi rreth gjashte vjet me pare, kur ajo vendosi qe te linte pas jeten ne qytetin e vogel ku u rrit dhe te udhetonte drejt Munichut, ne kerkim te karrieres ne art.
Nje dite, krejt rastesisht ajo do te zbulohej nga nje fotograf ne stacionin e trenit, i cili pasi i beri disa fotografi, i rekomandoi qe te paraqitej ne nje agjenci modelesh, prej nga Albes iu hap rruga drejt nje karriere te suksesshme.