Pages

Banner 468

Thursday, September 6, 2012

Bleona Qereti: Ai që e hodhi videon është psikopat, nuk di asnjë fjalë serbisht (VIDEO)

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%


Ishte planifikuar që konferenca e shtypit e këngëtares Bleona Qereti të niste në orën 15: 00 gjë që nuk ndodhi.
Por gazetarët dhe fotoreporterët u mërziten pak, por më pas me justifikimin dhe buzëqeshjen e artistes duke kërkuar falje ashtu miqësisht ajo erdhi dhe pyetjet e para i mori shumë qetë dhe ëmbël.
Ne ishim aty dhe disa nga pyetjet tona të cilat ishin të parat Bleona jep këtë koment
“Kosova Sot”: Shikoni ndonjë ndryshim në Prishtinë, apo Kosovë pasi ka, siç thatë, 3 vjet që nuk keni ardhur?
Bleona:  Nuk kam pasur shanse me parë asnjë lloj-lloj ndryshimi, do të dal më vonë për të parë ndryshimet. Ndërsa për mua nuk ndryshon asgjë, pasi dashuria ka qenë gjithmonë e sinqertë dhe miqtë janë ende këtu dhe mezi pres që t’i takoj.
“Kosova Sot”:  Pse bashkëshorti  Ganiu nuk ju ka shoqëruar edhe ai gjatë këtij turneu?
“Bleona”:  Por nuk e di vëlla, këtu femrat a i marrin burrat me vete kur shkoni në punë, sepse unë jam në punë momentalisht. Ganiu është në punë momentalisht. Përndryshe ju e dini se është një mirëkuptim i dyanshëm që duhet me u marrë unë me karrierën time, dhe ai më ka lënë hapësirën më të madhe që unë t’i përkushtohem vetes sime dhe karrierës sime. Ai është biznesmen dhe unë jam këngëtare, gjë që agjenda jonë është shumë e ndryshme. Megjithëse të vijë e të rrijë me mua një muaj është shumë, por të them të drejtën edhe e kam lutur.
“Kosova Sot” : Koncertet në Vlorë, Shkodër apo Elbasan dolën ashtu siç i kishit parashikuar apo jo?
Bleona: Nuk mund të them se dolën më mirë se ashtu që ishin parashikuar, por as më keq, pasi ti s’mund të parashikosh. Ndërsa më pëlqen të them këtë fakt se parashikimi doli në pjesëmarrjen e njerëzve dhe energjinë që u përcoll në këtë koncert, ku ata që ishin aty kanë qëndruar 4 orë, ndërsa të shtunën në Kosovë koncerti do të bëhet vetëm 2 orë e 30 minuta.
“Kosova Sot”: Ç’ mendoni për Rita Orën dhe e a dini se koncerti juaj është në ditën që ajo do të vijë në Prishtinë. Keni frikë se mos fokusimi i medieve do të lërë anash ty, duke u marrë me Ritën?
Bleona:  Nuk e besoj, secili artist ka njerëzit e vet që e duan. Unë do të bëj një koncert dhe e kam pasur obligim që të rikthehem në Kosovë, dhe do të jetë një koncert dhe një shou pa para. Për Rita Orën, nuk kam shumë informacione se nga është me origjinë, por di të them se jam shumë e lumtur që një artiste shqiptare bën famë në botë.
Asnjë fjalë serbisht
Bleona lidhur me videon amatore që po qarkullon në internet, ku ajo këndon serbisht, ka reaguar duke thënë që personi që e ka nxjerrë dhe fjala është për Besfort Hasanin, ai është psikopat. Ndërsa këngëtarja ka sqaruar për opinionin publik që është shumë pa vend që të mendohet se një këngëtare që ka lindur edhe rritur në Shqipëri të flasë apo të këndojë serbisht, pasi nuk di asnjë fjalë. Ndërsa këngëtarja ka treguar se ky moment është xhiruar nga ish i dashuri i saj i parë që ishte nga Kosova dhe kënga është e një këngëtari kroat, që është mik i mirë i shqiptarëve dhe i Kosovës.