Pages

Banner 468

Sunday, September 9, 2012

Skandali me femra në FB, ikën nga Kosova ambasadori gjerman

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%


Pas bujës që bëri në mediat kosovare një muaj më parë, një koment i bërë nga ambasadori gjerman, Ernst Reichel në Facebook, teksa komentonte një foto ku kishte dalë me dy vajza kosovare, ai vetë ka vendosur të largohet nga detyra.
Nuk dihet nëse shkaku është pikërisht ky, por në njoftimin zyrtar të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë thuhet se Reichel do të kthehet në Berlin për të marrë përsipër një detyrë të re.
Diplomati i karrierës shkruante në FB se “Kurrë më pak se dy, këtu është rregull…”, përgjigje kjo, ndaj komentit të mikut në foton ku shfaqej përkrah dy vajzave të reja.
E ende pa kaluar një muaj nga ky lajm, ambasadori Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Reichel, ka konfirmuar se do të largohet nga Kosova.
Në deklarimin e shkurtër zyrtar për media, ambasadori gjerman ka treguar se edhe pse do të kthehet në atdhe, nga ana profesionale do të mbetet i lidhur me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.
Reichel ishte emëruar ambasador në Kosovë, në korrik të vitit 2011. Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës do të jetë Dr. Peter Blomeyer. Pas njoftimit për largimin e Ernst Reichel nga Kosova, Berlini zyrtar nuk ka pritur gjatë dhe ka gjetur pasardhësin e tij.