Pages

Banner 468

Wednesday, September 12, 2012

Vokrri krenar me shqiptarët e Zvicrës

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, thotë se ai është krenar me suksesin që kanë arritur futbollistët shqiptarë të luajnë në kombëtaren e Zvicrës.
“Unë personalisht jam kënaqur, kam parë një ndeshje super të mirë dhe krenohem edhe me suksesin e futbollistëve shqiptarë që luajnë në kombëtaren zvicerane. Do të bashkëpunojmë me ta dhe natyrisht, se do të marrim edhe të mira nga përvoja e tyre që kanë bërë tashmë dhe që krenohet jo vetëm Zvicra, por të gjithë ata që e duan sportin”.
“Xherdan Shaqiri dhe të tjerët, shkëlqyen sonte, ata ishin super të mirë dhe luajtën shkëlqyeshëm. Fitoi futbolli dhe i lumtë bashkatdhetarëve tanë, që përkrahën futbollistët e kombëtares shqiptare, por që duartrokitën edhe futbollistët shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës. Sot, pashë një Kosovë, duke luajtur dhe jam pa koment, me talentin e tyre, që dinin të organizonin lojën të gjithë së bashku. Ju lumtë djem”, ka thënë Vokrri pas takimit.
Vokrri po ashtu ka folur edhe të ardhmen e një përfaqësueseje të Kosovës, kur shpreson se shqiptarët do të mund të përfaqësohen në botë me më disa skuadra të fuqishme.
“Jemi të sigurt se Kosova, herë do kurë, do të ketë një kombëtare të fortë, por edhe Shqipëria është duke shkuar në atë rrugë. Shpresoj shumë se pas disa viteve, edhe Shqipëria e Kosova do të jenë ekipe shumë të fuqishme, por natyrisht se duhet të kenë edhe fat”, ka shtuar ish-futbollisti kosovar.