Pages

Banner 468

Friday, September 28, 2012

Vali Corleone:

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%


I vet-shpalluri si mik i familje Corleone nga Sicilia, gjilanasi, Vali Corleone është sonte një nga mysafirët e emisionit Zonë e Lirë në Klan TV në Shqipëri që modelohet nga Arian Çani.
Në një pjesë të bisedës deri tash ai ka vazhduar të flasë për ato që pretendon se i ka dhe i bën. Ai ka paralajmëruar se ndoshta shumë shpejtë do ta përfaqësojë Kosovë në garë me makina ose kotorra, pasi thotë se  është shumë i shpejtë.
Me shprehjen e tij “absollut”, Vali ka thënë se mund t’ia kalojë edhe disa herë kampionit në Formula 1, Michael Schumaher dhe motoristit Valentino Rossi.
E kur është pyetur për femrat ai ka thënë se nuk merret me to. “Nuk merrem unë me to. Me lusin vet femrat”, ka thënë ai, transmeton “Reporteri.net”. E kur është pyetur se me kënd figurë të njohur ka pasur raporte seksuale ai është përgjigjur. “S’di kush më ka mbetur”.
Ai ka konfirmuar se ka pasur një incident në Ulqin, ku e kanë rrahur disa persona. Vali thotë se ai nuk tutet dhe se “trimëria e tij është si e Skënderbeut”. “Absollut unë nuk tutna edhe krejt globin bima kundër”. Por ka thënë dicka për një këngëtare të famshme kohëve të fundit. “Me Tunën patëm fol në telefon e pata lanë me dal. Dhe dy –tri ditë para se me dal e thirra në tre të natës. Edhe tha “hej n’këtë natë po me thirr”.
I thash unë n’binë ta ngjes për floku dhe bej seks me ty”, ka thënë ai. Vali madje e njeh edhe Elvana Gjatën, pasi ka thënë ta ketë takuar një herë në një dyqan veturash.
Gjatë gjithë kohës, atij i kanë qëndruar prapa truprojat e tija. Ai ka thënë se ka 29 bodyguard.