Pages

Banner 468

Monday, September 10, 2012

Drama e FRIKSHME e një emigranti, bie nga avioni ne tok.

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%


Trupi i një personi që kishte hipur në pjesën poshtë avionit për të udhëtuar pa biletë ka rënë mbi një lagje periferike të Londrës. Copat e trupit të tij kanë shokuar banorët.
Dyshohet se personi që është ngjitur në shasinë e avionit ka ngrirë dhe si pasojë ai ka rënë mbi lagjen që është disa milje larg aeroportit Heathrow.
Banorët e shokuar thonë se personi në fjalë është rreth të 30-ave.
Daily Mail thotë se dyshimet e para janë se ai mund të jetë shqiptar ose maroken.
Hetuesit kanë arritur të mbledhin copat e tij të përhapur në lagje.
Një zyrtar i Aviacionit Civil tha se të tilla aksidente kanë ndodhur edhe më parë. Ai tha se personat që tentojnë të ngjiten pas avionit nuk kanë shans që të mbijetojnë.
“Temperaturat në pjesën poshtë avionit shkojnë deri në minus 40 gradë në lartësi të mëdha. Kështu personi praktikisht ngrin. Nuk ka virtualisht asnjë shans që dikush të mbijetojë”.