Pages

Banner 468

Monday, September 10, 2012

Pele më i mirë se Messi e Ronaldo

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%















Legjenda e Real Madrid, Alfredo di Stefano mendon se Pele ishte një futbollist më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Argjentinasi ka vetëm elozhe për yllin portugez të “Los Blancos” dhe argjentinasit të blaugranave, por mendon se ish sulmuesi brazilian kishte më shumë klas.
“Mendoj që lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është Pele. Mesi dhe Ronaldo janë të dy futbollistë të mëdhenj me kualitete specifike, por Pele ishte më i mirë. Mesi është më shumë teknik, ai është i mirë brenda zonës, është i magjishëm me mënyrën se si e mban topin pranë vetes dhe se si driblon. Mund të vëresh që ai e shijon mënyrën e tij të të luajturit. Cristiano ka një trup më të mirë dhe fizikisht është shumë i fortë. Ai ka një hap të madh, shpejtësi dhe shumë kurajo. Për më tepër ai godet me të dyja këmbët. Por Pele ishtë një nivel më lart se të dy”, u shpreh një prej emrave më të mëdhenj të historisë së Real Madrid.
86-vjeçari Di Stefano ka zhvilluar 300 ndeshje me fanellën e Real Madrid duke fituar 5 tituj kampion Europe.