Pages

Banner 468

Friday, September 28, 2012

Arrestohet Enver Sekiraqa

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

E plotësuar: Oficerë të policisë së EULEX-it arrestuan të premten Enver Sekiraqën, i cili kërkohej në baze te një fletëarresti të lëshuar në shkurt të vitit 2008 në lidhje me akuzat për përfshirje në vrasjen e oficerit të policisë Triumf Riza.
Sekiraqa gjithashtu duhet të vuaje dënimin prej dy vjetësh burg për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës, thuhet në një njoftim të EULEX-it.
“Sekiraqa u dorëzua vullnetarisht tek prokurori special i EULEX-it pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe oficerët e policisë së Njesisë së Hetimeve të Krimit të Organizuar të EULEX-it”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Është arrestuar njeriu më i kërkuar në Kosovë. Ai është Enver Sekiraça, i cili akuzohet edhe për vrasjen e policit të Njësisë së Speciale, Triumf Riza. Burime brenda policisë kanë treguar se Sekiraqa është arrestuar rreth orës 15:30.
“Enver Sekiraqa është në duart e policisë”, ka thënë një zyrtar i lartë policor në kusht anonimiteti, transmeton ExpresOnline.
Më herët për Sekiraqën ka pasur njoftime se ndodhet në Republikën e Irlandës, ndërkohë para disa ditësh pati dështuar një aksion i policisë për ta arrestuar atë në Prishtinë.
Sekiraqa akuzohet edhe për vepra të tjera penale.
Ndërsa gjatë ditës portali Indeksonline kishte raportuar se policia kishte arrestuar po sot Agron Eminin dhe Shpend Bobajn, dy persona nga klani i Enver Sekiraqës.
Këta dy të dyshuar, ishin autorët e plagosjes që ndodhi ditë më parë afër Kinemasë “ABC” në Prishtinë, ku mbeti i plagosur Fisnik Vitija.
Agron Emini, është familjar i Enver Sekiraçës dhe është person i dyshuar edhe në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.
Indeksonline sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, për një kohë të gjatë, janë përcjellë nga hetuesit policor, derisa ka ardhur momenti i arrestimit të tyre.
“Hetuesit policor të rajonit të Prishtinës, kanë finalizuar punën e tyre lidhur me rastin tentim vrasje, ku është plagosur një person në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë”, njofton policia.
Policia bënë të ditur se arrestimet e të dyshuarve kanë ndodhur në raste të ndara, ndërsa tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një revole.