Pages

Banner 468

Monday, September 10, 2012

Rita Ora koncert bamirësie në Kosovë !!

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%


E diela ka qenë një ditë super e ngarkuar për Rita Orën. Pasi ka bërë pak qejf në një klub nate, mëngjesi i së dielës e ka gjetur atë përsëri duke xhiruar. Në orët e mbrëmjes, të dielën, ajo është kthyer në hotel për të realizuar një takim të shkurtër me ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, i cili e ka pritur goxha gjatë atë. Më pas Rita ka dalë në një konferencë për media nga ku ka treguar se po planifikon të mbajë një koncert në Prishtinë.
“Kur ta bëj një koncert këtu dua të jetë diçka e madhe”, ka thënë Rita. “Dua ta bëj një koncert për bamirësi në Kosovë”. Por Rita nuk ka caktuar ndonjë datë se kur do ta realizojë këtë koncert. “Nëse nuk do të jetë këtë vit, do të jetë gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë ajo (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).