Pages

Banner 468

Monday, September 10, 2012

Obama: Kosova bëri hap historik

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, përmes një deklarate, ka mirëpritur shpalljen e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar dhe ka premtuar vazhdimin e përkrahjes amerikane për Kosovën drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

“Mirëpres dhe fuqishëm përkrahë lajmërimin e sotëm nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues se mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës ka përfunduar”, ka thënë presidenti Obama përmes një deklarate të shpërndarë për media nga Ambasada Amerikane në Republikën e Kosovës.
“Pas gati katër viteve e gjysmë përmbushja e dispozitave të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit është një arritje madhore për gjithë qytetarët e Kosovës. Me optimizmin, energjinë dhe vendosmërinë që është karakteristike për popullin e saj, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në forcimin e arritjeve të pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumetnik, përfshirës, dhe demokratik”.
“Ka ende punë për të bërë tash kur udhëheqësit e Kosovës marrin përgjegjësi të plotë për të siguruar se parimet e mishëruara në deklaratën e saj të pavarësisë dhe në kushtetutë do të plotësohen për çdo qytetar”.
“Kosova poashtu duhet të vazhdojë të angazhohet konstruktivisht me fqinjët e saj dhe të punojë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, posaçërisht ato me Serbinë. Bërja e kësaj do të përforcojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe do të shërbejë për promovimin e stabilitetit nga i cili varen perspektivat euroatlantike të rajonit”.
“Në emër të popullit amerikan e uroj qeverinë, parlamentin, dhe popullin e Kosovës në këtë moment historik në të cilin Kosova bën edhe një hap të rëndësishëm drejt vendit të saj të drejtë në një Evropë të lirë, të tërë, dhe paqësore”, ka thënë presidenti Obama.