Pages

Banner 468

Wednesday, September 12, 2012

Angelina Jolie shpërthen në lot ...

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Angelina Jolie shperthen ne lot  gjatë vizites në kampet e refugjatëve në Jordani për te strehuar mijëra refugjatëve, që janë larguar nga Siria. Ylli Hollywood-it i bën thirrje krerëve botërorë, për ti dalë në mbrojtje  atyre që janë më të dobët. 

"Këto familje janë duke përjetuar një situatë të tmerrshme. Ne shpresojmë dhe lutemi që forcat politike të gjejnë sa më shpejt të jetë e mundur një zgjidhje këtu, sepse njerëzit vazhdojnë të vdesin.",- tha Jolie.
Ambasadorja për paqen e UNICEF, Jolie dhuron  800.000 $ kampit të refugjatëve Zataari, i cili pret rreth 27.000 sirianë, që janë larguar nga vendi i tyre pas konfliktit që zgjati 18 muajsh dhe që po merr qindra jete njerëzish në Siri. 

Në një takim me gazetarët Joli ishte e përlotur dhe shumë e prekur për faktin se në Siri ka shumë jetë fëmijësh të humbur, të plagosur.  Ajo falenderon Jordanin për hapjen e kufinjëve dhe mikprtjen e këtyre refugjatëve. 

 Jordania deri tani ka dhënë strehim për më shumë se 180.000 refugjatë sirianë. Por, Antonio Gutierres, Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët bën me dije se kampet janë të mbipopulluara dhe nevojitet financim ndërkombëtar për të menaxhuar situatën.