Pages

Banner 468

Friday, September 28, 2012

Vali Corleone:

 

I vet-shpalluri si mik i familje Corleone nga Sicilia, gjilanasi, Vali Corleone është sonte një nga mysafirët e emisionit Zonë e Lirë në Klan TV në Shqipëri që modelohet nga Arian Çani.
Në një pjesë të bisedës deri tash ai ka vazhduar të flasë për ato që pretendon se i ka dhe i bën. Ai ka paralajmëruar se ndoshta shumë shpejtë do ta përfaqësojë Kosovë në garë me makina ose kotorra, pasi thotë se  është shumë i shpejtë.
Me shprehjen e tij “absollut”, Vali ka thënë se mund t’ia kalojë edhe disa herë kampionit në Formula 1, Michael Schumaher dhe motoristit Valentino Rossi.
E kur është pyetur për femrat ai ka thënë se nuk merret me to. “Nuk merrem unë me to. Me lusin vet femrat”, ka thënë ai, transmeton “Reporteri.net”. E kur është pyetur se me kënd figurë të njohur ka pasur raporte seksuale ai është përgjigjur. “S’di kush më ka mbetur”.
Ai ka konfirmuar se ka pasur një incident në Ulqin, ku e kanë rrahur disa persona. Vali thotë se ai nuk tutet dhe se “trimëria e tij është si e Skënderbeut”. “Absollut unë nuk tutna edhe krejt globin bima kundër”. Por ka thënë dicka për një këngëtare të famshme kohëve të fundit. “Me Tunën patëm fol në telefon e pata lanë me dal. Dhe dy –tri ditë para se me dal e thirra në tre të natës. Edhe tha “hej n’këtë natë po me thirr”.
I thash unë n’binë ta ngjes për floku dhe bej seks me ty”, ka thënë ai. Vali madje e njeh edhe Elvana Gjatën, pasi ka thënë ta ketë takuar një herë në një dyqan veturash.
Gjatë gjithë kohës, atij i kanë qëndruar prapa truprojat e tija. Ai ka thënë se ka 29 bodyguard.
Readmore...

Arrestohet Enver Sekiraqa

 
E plotësuar: Oficerë të policisë së EULEX-it arrestuan të premten Enver Sekiraqën, i cili kërkohej në baze te një fletëarresti të lëshuar në shkurt të vitit 2008 në lidhje me akuzat për përfshirje në vrasjen e oficerit të policisë Triumf Riza.
Sekiraqa gjithashtu duhet të vuaje dënimin prej dy vjetësh burg për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës, thuhet në një njoftim të EULEX-it.
“Sekiraqa u dorëzua vullnetarisht tek prokurori special i EULEX-it pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe oficerët e policisë së Njesisë së Hetimeve të Krimit të Organizuar të EULEX-it”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Është arrestuar njeriu më i kërkuar në Kosovë. Ai është Enver Sekiraça, i cili akuzohet edhe për vrasjen e policit të Njësisë së Speciale, Triumf Riza. Burime brenda policisë kanë treguar se Sekiraqa është arrestuar rreth orës 15:30.
“Enver Sekiraqa është në duart e policisë”, ka thënë një zyrtar i lartë policor në kusht anonimiteti, transmeton ExpresOnline.
Më herët për Sekiraqën ka pasur njoftime se ndodhet në Republikën e Irlandës, ndërkohë para disa ditësh pati dështuar një aksion i policisë për ta arrestuar atë në Prishtinë.
Sekiraqa akuzohet edhe për vepra të tjera penale.
Ndërsa gjatë ditës portali Indeksonline kishte raportuar se policia kishte arrestuar po sot Agron Eminin dhe Shpend Bobajn, dy persona nga klani i Enver Sekiraqës.
Këta dy të dyshuar, ishin autorët e plagosjes që ndodhi ditë më parë afër Kinemasë “ABC” në Prishtinë, ku mbeti i plagosur Fisnik Vitija.
Agron Emini, është familjar i Enver Sekiraçës dhe është person i dyshuar edhe në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.
Indeksonline sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, për një kohë të gjatë, janë përcjellë nga hetuesit policor, derisa ka ardhur momenti i arrestimit të tyre.
“Hetuesit policor të rajonit të Prishtinës, kanë finalizuar punën e tyre lidhur me rastin tentim vrasje, ku është plagosur një person në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë”, njofton policia.
Policia bënë të ditur se arrestimet e të dyshuarve kanë ndodhur në raste të ndara, ndërsa tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një revole.
Readmore...
Thursday, September 27, 2012

Jakup Krasniqi: FATMIR, ULU

 
Readmore...

KAMERMANI HARRON SE ËSHTË LIVE NGA KUVENDI

 
Readmore...

E pabesueshme Njeriu i çmendur

 
Readmore...

Oops shikone si ju shmanget pergjigjeve Hashim Thaqi

 
Readmore...

Iphone 12-11

 
Readmore...

SHIKONE QFAR FEMIJE TERRORIST

 
Readmore...

Dr. Ibrahim Rugova - Intervista (Sqarim per takimin me Miloshovicin....)

 
Readmore...

E Tranon Femren e Vet Shikone Se Si .......! hahhahaha

 
Readmore...

shikone se qfar i bon motorit

 
Readmore...

Futbollisti Klose shenon gol me dore me te bukur se te Maradones

 
Readmore...
Saturday, September 15, 2012

Shokuese, Trupi I Njeriut Fluturon 50 Metra Nga Motori – VIDEO

 

Readmore...

Arrestohet regjisori i filmit që zemëroi botën islame

 

Autoritetet policore amerikane kanë “lejuar” fotografimin e regjisorit të filmit “Pafajësia e myslimanëve”, i cili me këtë film arriti të ngrejë në këmbë gjithë botën islame dhe ti kushtoj jetën ambasadorit amerikanë në Libi.
Bëhet fjalë,  i cili ndoqi vullnetarisht policët e Los Anxhelosit, për të shoqëruar atë në zyrën e sherifit  me qëllim që të jap një… “intervistë”, siç e përshkruajnë mediat amerikane.

Shoqërimi i tij, për në zyrën e sherifit u krye për të vërtetuar nëse filmi në fjalë, shkeli parametrat ligjor të lirimit tët tij


Readmore...

Vali Corleone provon të bëhet edhe këngëtar (Video)

 

Ai që këngëtaret i njeh të gjitha dhe ka edhe raporte private me to e që këngëtarët e kanë idoll ka provuar karrierën në rep. Një video që ka dalë tash në YouTube del të jetë një këngë e Vali Corleone nga Gjilani, personi i famshëm që bën jetë filmash, duke imituar familjen Corleone nga Sicilia, me të cilën edhe ka muhabete, “apsollut”.

Ai e ka postuar në profilin e tij në Facebook, e si zakonisht mos ia beni “like ose comment”, transmeton “Reporteri.net”.

Ja cka shkruan ai në profil, origjinal: “SURPRIZ HHMMM ME KAN VJEDH SEKRETIN KENGEN TIME QE EKAM KENDU NE VITIN 2000 DHE E KAN PUBLIKU POSA ME LAJMRUAN NUK DI SI ESHTE VJEDH POR KJO KENG KA VIDEO KLIP NE ATE VIT 2000 POR MBASE ERDH PUNA KETU DO E PUBLIKOJ EDHE KLIPIN ESHTE SHUM I NERESANT A KENGA MUNDET MET PREK PAK NZEMEERR POR KAN EDHE KENGE TE TJERA POR DO I LE QE MBASE TE VDES TE PUBLIKOHEN KUR ESHTE KENDU KJO KENGE SDI A KA PAS GRUPE TE REPERAV NE SHQIPTARI E DUDA NE KENGEN ITALIA VOGEL VALI CORLEONE NDEGJOJE QKA THOT PREJ MINUTES 2:22 DERI NE 2:35 E KA FJALEN PER KUR VALI COERLEONE KA BE KONCERT HHMMM… OK KJO ESHTE HIT A PARAMENDO NE VITIN 2000 ESHTE BEE KJO MUZIK MOS U BEFASONI ASPOLUT. ME ZE TE TRASH JAM UN ME ZE TE HOLL ESHTE SHOKI IM GRAZIE GJITHVE DHE RRESPEKT KAM SHUM HISTORI UN PREJ A E DERI NE ZH NUK KAM LEN GJE PA BEE EEJJJ KUPTOVEE MAT MIRAT NBOT EDHE MAT KQIJAT NBOT NUK ESHTE INERESANT ASGJE ASPOLUT.JU LUTEM SHUM MOS ME BENI LIKE AS KOMENT OK — PLEASE NO LIKE NO COMENT”
Readmore...

Rrahet ne menyr brutale Valentino Corleone (Vali) dhe i thyhet vetura e tipit audi R8-shii

 
Vali Corleone qe nihet si nje bos i vertet dhe me nje stil te veqant dhe te quditshem, ai ndodhet ne plazhet e Ulqinit por pushime si bos i vertet por ksaj radhe Vali Corleone ne njeren prej diskotekave ku ai ndodhej kishte nje mos marrveshe mes disa personave qe ai ishte futur pa gjaket per te ekspozu trupin e ti) zemra rinore dhe famen e  ti tashme qe e ka ne Kosove por ishte nxjerr jasht nga keta persona duke e rrafur ne menyr brtale dhe duke i thyer makinen e ti te tipit audi R8, sipas personave qe ishin ne vendin e ngjarjes qe kishin pak Valin tek sa e nxirrnin jsht duke e sulmuar. Shkaqet e kessa zenke nuk dihet por mund te jete sjellja jo e mir dhe futja pa gjaket apo ndonje zenk personale ne mes tyre. Si duket Bosi ne fjal kishte qen i vetem apo nuk i ndihmoi askush .

Readmore...

Pse Dafina Zeqiri eshte me e kerkuara ne Kosove?

 


Ne Kosove ajo eshte me e kerkuara dhe me e paguara. Dafina Zeqiri ka kaluar nje vere te tejmbushur me koncerte neper Kosove e Shqiperi.
Kenget e saj pelqehen, kendohen e klikohen nga nje numer i madh fansash. Ajo ka terhequr vemendje me hitet e saj, me zerin e veçante, me videoklipet cilesore, dhe se fundmi edhe me lidhje-ndarjet me Ledrin, kengetar i suksesshem edhe ky.
Por nuk jane vetem keto arsyet qe e bene Dafinen te arrije majat. Ajo dallon sepse ka nje stil te vetin, krejt te veçante. Stili dhe menyra se si paraqiten ne publik, ka bere te famshme shume kengetare boterore. Kujtojme ketu rastin e Lady Gaga, te cilen floket, grimi dhe kepucet e çuditshme e kthyen ne ikone.
Nuk po e krahasojme famen e Dafines me ate te Gagas, por edhe kaq nuk eshte pak. Gjithsesi duhet pranuar se Daffy ka nje stil unik, te cilin edhe pse e ndryshon çdo jave, ose edhe me shpesh, serish mbetet brenda kontureve qe e identifikojne. Floket e saj i kemi pare bionde, brune, te kuqe, te perziera me disa ngjyra bashke, shume te gjata, fare te shkurtra, te drejta, kaçurrela…
Pastaj ne varesi te flokeve ajo na eshte shfaqur me forma grimi nga me te ekzagjeruarat, deri tek ato me te thjeshtat, e jo pak here uje e sapun. Veshjet e zonjushes Zeqiri jane pjese e nje garderobe te çmendur. Kombinimet e saj jane po ashtu te çuditshme.
E veçanta qendron ne identitetin qe kjo kengetare ka krijuar. Publiku sheh prej saj nje mish-mash ngjyrash e prerjesh e nuk habitet, as lodhet. Perkundrazi, ajo pelqehet! Edhe neve na pelqen…
Readmore...

Genta BB5 :Ju tregoj të vërtetën mbi abortin dhe lidhjen time të re

 


Javën që kaloi, fakti që ish-banorja e BB5 kishte kryer një abort qarkulloi në formën e një thashethemi të pakonfirmuar. Vetë Genta nuk pranonte të thoshte asgjë,duke u justifikuar me faktin se arsyeja se përse ishte parë në një klinikë private ishte ajo e bërjes së disa analizave për patentën. Po siç duket ish-banorja e shumëkomentuar nuk e ka mbajtur dot gjatë pa e ndarë me gjithë fansat e saj këtë gjë.
Gjatë javës Genta ka postuar vazhdimisht në rrjetin e saj social statuse, herë pendese për aktin e bërë dhe herë duke mallkuar meshkujt që lënë femrat shtatzënë. “Mallkuar qofshin ata meshkuj që lënë femrat shtatzënë dhe pastaj i braktisin”, ka shkruar ajo. Ndërsa në disa raste të tjera ka thënë se është e penduar për abortin, po ishte diçka që duhej ta bënte.
Më pas Genta i ka fshirë të gjitha ato që ka shkruar, duke filluar të postojë gjëra më interesante, siç është edhe shprehja e dashurisë për një mashkull tjetër. “E vetmja gjë që dua është që unë dhe njeriu im i zemrës, të marrim një makinë. Të iki larg, shumë larg… Të jem me atë që dua… Të bëj çdo çmenduri të mundshme, të bërtas, ta puth, ta kafshoj, të qaj… Kjo është kënga më frymëzuese për mua dhe atë që do të jetë dashuria ime, njeriu i zemrës”, ka shkruar Genta, duke ia dedikuar këto fjalë një djali me emrin Erges.
Nga sa kemi mësuar, djali në fjalë jeton në Itali dhe siç shihet Genta ka nisur sërish të shpresojë në një dashuri të madhe. Madje, ajo vetë ka dëshirë që të shkojë në Itali, ku jeton Ergesi, për të prekur këtë dashuri të re që po lind. Jeta e saj i ngjan çdo ditë e më shumë një telenovele, sidomos për marrëdhëniet me meshkujt.
Pas ndarjes nga Rubensi, ajo nisi të dilte me djalin e quajtur Emiljano, për pak kohë, derisa fotot e tyre qarkulluan në çdo media, por pas tyre fshihej një histori false. Si Genta edhe Emiljano nuk i lanë gjë pa thënë njëri-tjetrit publikisht, pasi u zunë. Genta pretendonte se ai ishte Gay, në të njëjtën kohë siç pretendonte, edhe pse pa aq bujë publike si në rastin e parë, se ai ishte babai i fëmijës së saj.




Readmore...

Pas 14 Vajzave I Lind Një Djal, Shqiptari Nga Rahoveci Qan Nga Gëzimi – VIDEO

 

Rexhep Kastrati nga komuna e Rahovecit si duket është njeriu më i lumtur në botë, pasi që fati deshti që ai ta lind fëmijen e 15të edhe atë një djalë pas 14 vajzave.
Sipas babait të moshuar ai është tejet i lumtur pasi që vajzat tani më e kanë një vëlla, dhe do ta lë një trashigimtar ashtu siç e don adeti thot babai i Diamantit të sapolindur t. Për më shumë ndiqne storjen në video.
Readmore...
Friday, September 14, 2012

Në Kosovë më bën të ndihesha si princeshë

 

Rita Ora ka thënë se ato dy ditë kanë qenë të magjishme dhe më dukej vetja sikur jam Princesha Diana.
Në Kosovë më bën të ndihesha si princeshë













Këngëtarja Rita Ora ka bërë që Kosova të përmendet më shumë sesa kurr nëpër mediat amerikane, pas vizitës së saj në vendlindje. Edhe tash kur ajo i është rrikthyer jetës së saj në Amerikë, po vazhdon ta përmend eksperiencën të cilën e ka kaluar në Prishtinë gjatë javës së kaluar.

Ajo madje thotë se ato dy ditë kanë qenë të magjishme.

“Më dukej sikur jam Princesha Diana. Të gjitha planet ishin ndryshuar dhe prisnin për mua. Kanë qenë gjashtë makina të parkuara për mua aty. Njerëzit qanin në rrugë. Jam mrekulluar”, ka thënë Rita.

Së fundmi ka thashetheme se ajo do ia zërë vendin këngëtares tjetër britanike, Cheryl Cole për tu bërë fytyra promovuese e kompanisë së madhe të kozmetikës,
Readmore...

Pronari i “Google” blen një Ferrari 1.4 milion $ – FOTO

 

Pronari i “Google” blen një Ferrari 1.4 milion $ – FOTO

Readmore...

Gabimet fatale të recetave të shkruara me dorë

 

Një grup mjekësor në Indi ka nisur një iniciativë për të zhdukur “gabimet fatale” të shkaktuara nga dorëshkrimi i dobët i mjekëve.
Grupi jofitimprurëse Medscape India tha se nga një takim i fundit i më shumë se 100 mjekëve në shtetin perëndimor të vendit Maharashtra, është arritur përfundimi se “mungesa e qartësisë”, në recetat e shkruara mjekësore ishte përgjegjëse për një “rritje tronditëse” për vdekjet, pasi që punëtorët farmaceutikë shpesh keqinterpretojnë recetat e shkruara me dorë nga mjekët.
Medscape thotë se ka në plan që të hartojë një manual për të shërbyer si një udhëzues i shpejtë për mjekët, dhe do të ofrojë seminare të veçanta mbi teknikat për të shkruar shpejt dhe në mënyrë të qartë me shkronja të mëdha të shtypit.
Ministria e Shëndetësisë në Maharashtra ka shprehur mbështetje për nismën.
Readmore...

Ky qen nuk leh, ai është duke iu përgjigjur Ezanin.

 
Ky qen nuk leh, ai është duke iu përgjigjur Ezanin. Të gjitha kafshët i luten Allahut në rrugën e tyre si sugjeruar më parë. Allahu krijoi të gjitha kafshët dhe kështu të gjithë adhuroni vetëm Atë. Ne njerëzit duhet të kuptojnë këtë. Allahu jep njerëzve intelektin për të ecur në rrugën e drejtë. Qentë janë krijesa të Zotit, shumë e bukur dhe besnik, ata e duan njeriun Qentë janë krijesa të Zotit, shumë e bukur dhe besnik, ata e duan njeriun.Zemrat e tyre janë të mbushur me dashuri të madhe, për njeriun, ata e duan Zotin, Krijuesin e tij
Readmore...

Johanna Quaas 86 vjecare Atlete e pabesueshme

 
Tetëdhjetëvjeçari Johanna Quaas tregoi aftësitë e saj në 2012 Kupën e Botës Kotbus në Gjermani, ku ajo kënaqën turmën me lëvizjet e saj, kryerjen e një bar mbresëlënëse paralele dhe demonstrim kat. Ultra fleksibël Johanna Quaas, 86, nga Halle, Saxony, ishte një iniciativë vonë, duke filluar gjimnastikës trajnimin e saj në moshën 30.
Readmore...

Kenga e Granit Xhakes Futbollistit Shqiptare

 
Readmore...

Rita ora mund te behet ambasadore nderi e kosoves.

 

Sensacioni i skenës së muzikës botërore, kosovarja Rita Ora, ka bërë bujë edhe në Kuvendin e Kosovës. Ardhja e Ritës në Kosovë për të xhiruar videoklipin e këngës së saj “Shine your light” në shumë vende të kryeqytetit të Kosovës dhe buja ndërkombëtare e kësaj vizite ka bërë që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, të flasë për këtë para kolegëve të saj gjatë seancës të së enjtes. Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, u ka treguar kolegëve të saj sesi Rita Ora me ardhjen e saj në Kosovë ka dëshmuar kujdesin ndaj popullit dhe shtetit të saj. Deliu-Kodra ka përmendur edhe bujën që kjo vizitë e Ritës ka bërë në mediat ndërkombëtare. Kësisoj, sipas deputetes, Rita Ora duhet të bëhet ambasadore nderi e Kosovës.
“Rita i bëri nder Kosovës në fushën e diplomacisë publike dhe me plot të drejtë ajo mund të quhet ambasadore nderi e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra. Ish – studentja e Fakultetit të Arteve dhe ish- gazetarja që është bërë politikane ka thënë se si Rita Kosova ka plot. “Njëjtë si Rita mund të quhen dhe të emërohen edhe shumë artistë e sportistë të tjerë me famë botërore të cilët vend të origjinës e kanë Kosovën”, ka thënë Deliu-Kodra.
Ajo ka përmendur shembullin e Qeverisë së Shqipërisë që pati nderuar këtë vit, aktoren shqiptare Eliza Dushku me titullin ambasadore nderi.
“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përmirësim të imazhit të saj ndërkombëtare”, ka thënë ajo.
Ambasadorë nderi në Kosovë mund të emërojë Presidenca e Kosovës. Ndërsa konsujt e nderit i emëron Ministria e Punëve të Jashtme.
I pari i kësaj ministrie, Enver Hoxhaj, i ka thënë gazetës se MPJ-ja nuk ka sponsorizuar realizimin e vizitës së Ritës në Kosovë, por kjo ministri është në kontakt me këngëtaren.
“Përveç Rita Orës jemi në kontakt me disa shkrimtarë, këngëtarë e artistë që jetojnë jashtë e të cilëve u janë sponsorizuar ngjarjet që i kanë zhvilluar jashtë”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, Kosova deri më tani ka shtatë konsuj nderi të cilët i përkasin fushave të ndryshme, ndërkohë që po pritet edhe emërimi i 23 të tjerëve të cilët do të përfaqësonin interesat e qytetarëve të Kosovës.
“Por mbi të gjitha, konsujt e nderit merren me promovimin dhe bashkëpunimin e Kosovës me shtete të tjera në fusha të ndryshme. Ka edhe artistë”, ka thënë Hoxhaj. Ministri ka thënë se konsujt e nderit janë të profileve të ndryshme si politikanë, biznesmenë, por mund të jenë edhe njerëz të kulturës. Sipas tij këta konsuj do të ndryshojnë imazhin e Kosovës jashtë duke marrë pjesë në debate, forume e duke bërë shkrime të ndryshme. Edhe deputetja Deliu-Kodra ka vlerësuar pozitivisht këtë hap të MPJ-së. Ajo ka përmendur edhe dy marrëveshje që kjo ministri ka nënshkruar me Japoninë dhe Gjermaninë.
Ministri Hoxhaj i ka thënë gazetës se këto dy marrëveshje kanë rëndësi të madhe.
“E para, ajo me Japoninë ka një akt të rëndësishëm kulturor që flet për dhurimin e disa instrumenteve për Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. Ndërsa marrëveshja me Gjermaninë është në fushën e shkëmbimeve akademike në fushën e arsimit, ku hyn edhe kinematografia dhe media.
”Marrëveshja me Gjermaninë është një marrëveshje kornizë në fushën e arsimit në bashkëpunim të ndryshëm edhe në arkeologji, kinematografi dhe dorëshkrimet”, ka thënë Hoxhaj.
Readmore...
Thursday, September 13, 2012

Qeveria e re me Haradinajn kryeministër, Thaçi kryetar

 

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë pajtuar përfundimisht për hyrjen në bashkëqeverisje. Qeverinë e re PDK- AAK do ta drejtoj Ramush Haradinaj, derisa kryeministri aktual, Hashim Thaçi do të kaloj në postin e presidentit, në vend të Atifete Jahjagës, e cila është pajtuar që të jap dorëheqje, për t’u “shpërblyer” me postin e ministres së Brendshme. Kështu ka thënë një burim i besueshëm i “Infokusit” brenda Qeverisë së Kosovës.
Partia e kryeministrit Hashim Thaçi dhe ajo e Ramush Haradinajt janë pajtuar edhe për mënyrën se si do të ndahen postet qeveritare. Burime të besueshme të “Infokusit” brenda Qeverisë së Kosovës kanë thënë se PDK-ja dhe AAK-ja janë pajtuar që posti i kryeministrit t’i takoj liderit të Aleancës, Ramush Haradinajt, derisa kryeministri Thaçi do të kaloj në postin e të parit të shtetit- atë të presidentit.
Sipas këtij burimi, dy partitë janë dakorduar edhe me presidenten aktuale, Atifete Jahjaga, që ajo të jap dorëheqje nga posti i të parës së vendit. Por, as Jahjaga nuk do të mbesë me “gishta në gojë”. Ajo do të shpërblehet me postin e ministres së Punëve të Brendshme, në vend të Bajram Rexhepit.
“Presidentja Atifete Jahjaga është pajtuar që të jap dorëheqje nga posti i të parës së vendit, dhe në vend të saj të vijë kryeministri aktual, Hashim Thaçi. Ndërkaq, Jahjaga për këtë kompromis të dhimbshëm, do të shpëblehet me postin e kryepolicës, në vend të ministrit Rexhepi”, ka thënë ky burim qeveritar.
Burimi i “Infokusit” ka bërë të ditur edhe strukturën e re qeverisëse. Sipas këtij burimi, AAK-ja, pos postit të kryeministrit, që vazhdimisht ka qenë kërkesa kryesore e partisë së Haradinajt, do të marrë edhe ministrinë e Finincave, atë të Tregtisë dhe Industrisë, ministrinë e Integrimeve Evropiane, ministrinë e Shëndetësisë, si dhe ministrinë e Punëve të Jashtme, ndonëse sipas këtij burimi kërkesë e AAK-së ka qenë MPB-ja, por kjo nuk mund t’i jepet, sepse këtë do ta marr presidentja Jahjaga.
Ky burim ka saktësuar se me largimin e Aleancës Kosova e Re, të Behgjet Pacollit nga qeverisja, AAK-së do t’i takojë të paktën edhe një zëvendëskryeministër.
Burimi në fjalë ka sqaruar edhe mënyrën se si do të vij deri te realizimi i këtij skenari.
“Së pari, PDK-ja dhe AAK do të arrijnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës. Menjëherë pas këtij hapi, presidentja Jahjaga do të jap dorëheqje, duke i hapur kështu rrugë koalicionit qeverisës që të propozoj kandidatin për president, në këtë rast kryeministrin Thaçi. Pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit, atëherë ai do ta nominoj Ramush Haradinajn për kryeministër, i cili pastaj së bashku me kabinetin e tij do të marrë besimin e deputetëve shumicë në Kuvend”, ka sqaruar burimi mënyrën se si do të zgjidhet qeveria e re.
I pyetur se afrimi i kryeministrit Thaçi me zyrtarët e partisë së Ramush Haradinajt, më saktësisht pas një takimi të zhvilluar në Pejë, mes katër zyrtarëve të lartë të PDK-së dhe AAK-së: Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, Blerim Shala dhe Daut Haradinaj a nënkupton edhe hyrjen në koalicion të PDK-së me AAK-në, ëvendëskryeministri Kuçi është përgjigjur duke thënë se, “ne nuk jemi në hasmëri me askënd. Kontaktet fizike nuk na e ndërrojnë mendjen. Por, është simbolik e mirë që të shihen njerëzit e pozitës dhe opozitës bashkë
Readmore...

Prostituta digjet e gjallë

 

Një prostitutë rumune e moshës 22 vjeçare u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ishte rrahur nga dy persona të cilët më pas e lyen trupin e saj me benzinë dhe i vunë zjarrin duke e djegur të gjallë.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së lënë pas në një lagje të Romës, ku viktima ka të djegur gjysmën e trupit të saj me djegie të shkallës së tretë.
Pas sinjalizimit për këtë rast vajza u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa pista e parë e hetimit është prishja e pazareve në rrjetin e prostitucionit.
Nga ana e dëshmitarëve thuhet se dy agresorët gjithashtu rumunë, ishin me fytyrë të mbuluar në kohën që masakruan prostitutën.
Readmore...

Metod e re Argetimi

 

Nje mode e re e argetimit parashikon edhe nje “serf” urban mbi tavanin e makinave. E ja ku ne Youtube eshte publikuar nje video e veprimit te pazakonte qe i kushtoi heqjen e 6 pikeve ne patente shoferit te mjetit, pikerisht Christopher Wannellit nga Winkbury.
 
Readmore...

Mesazhi social që përloti gjithe boten… (video)

 

Janë me miliona fëmijë  në të gjithë planetin, të cilët çdo ditëjapinë betejën e tyre për të fituar kancerin.
Siç dhe e dini, nuk është aspak e lehtë dhe jeta nuk është aspak e drejtë me këta shpirtra të pafajshëm, që në vend që të luanin si çdo fëmijë në këndin e lojërave dhe kopshtet e fëmijëve në lagjen e tyre, ata përballen çdo dhe dyluftojnë me sëmundjen e keqe të kancerit…!
Mesazhet, citon alb-observer.com, të epokës filluan, të paktën të bëhen gjithnjë e më pozitive dhe optimiste, pasi kanceri në shumë raste është mundur dhe jeta ka triumfuar.
Sigurisht, ajo që të gjithë duhet të kenë si Librin e Shenjtë, është përballimi i njerëzve dhe e aq më shumë i fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e keqe.
Mesazhi social që dërgon video që vijon, është i veçantë.
Por ja që mesazhe të tilla duhet të dëgjojmë të lotojmë dhe të mendojmë më thellë se jeta është e bukur dhe shumë e vyer.
Ndiqni videon me mesazhin prekës:
Readmore...

Gruaja i jep makines pa duar ne timon, ha makarona (video)

 

Në Korenë e Jugut, një burrë ka mundur të filmojë një grua duke i dhënë makinës pa vënë duart aspak në timon, përderisa ishte duke ngrënë makarona me shkopa. Aq e përfshirë ka qenë gruaja tek ushqimi, sa që nuk ka denjuar t’i hedhë asnjë vështrim makinave të tjera që e kanë parakaluar. Ndërkohë që njëri prej shoferëve që i kanë kaluar afër me makinë, pikërisht ka mundur ta filmojë
Readmore...

Ne 2013, cdo qytetar amerikan esht i detyruar te mbaj nje chip ne trupin e tij.

 

Të gjithë qytetarët amerikanë duhet të pranojnë implantimin e microchip-ve në trupin e tyre
Sapo u miratua në Kongresin Amerikanë projektligji i Kujdesit Shëndetësorë, më saktë të H.R. 3200.
Ky projektligj përfshinë dhe instalimin në trupi
n e çdo qytetari amerikanë të një microchip-i!
Projekti dhe plani i instalimit të microchip-ve si dhe aprovimi i tij në rrugë ligjore, kishin nisur që në dhjetorin të 2004-ës.Pra, u desh shumë punë, shumë diplomaci në shpëlarjen e trurit që sot, të arrijmë në këtë pik, që tashmë të përbëjë një ligj të miratuar nga vetë Kongresi Amerikanë.
Teksti i Autoritetit të Administrimit të Ushqimit dhe Farmaceutikës/Dograve (Food and Drug Administration), që daton më 10/12/2004, quhet Arshivë Specifike e Udhëzimeve të Rendit, B: Implantim Sistemi të Transmetimit të Frekuencave për Identifikimin e Pacientëve dhe për informimin e Autoriteteve të Shëndetësisë (Class II Special Guidance Document: Implantable Radiofrequency Transponder System for Patient Identification and Health Information).
Ky dokument 10 faqësh ekziston dhe sot i publikuar në sajtin zyrtarë të Autoritetit të Ushqimit dhe Farmaceutikës të Amerikës.Dokumenti në fjalë, nuk ishte aprovuar ligjërisht, por ai shtronte bazën për projektligjin e tanishëm dhe ofron platformën për implantimin e “sigurt” të microchip-ve tek pacientët, sipas parimeve bazë të parashikuara nga Autoritetet e Shëndetit Publik në Amerikë!
Mesa duket, ky projektligj parashtron dhe u hap rrugën kërkesave bazë të rendit të Ri Botërorë.
Në faqen 1001 të këtij projektligji gjejmë nëntitullin G –Arshiva Kombëtare e Pajisjeve Mjekësore (“Subtitle C – National Medical Device Registry), që referon si më poshtë: “Ministria e Shëndetësisë do të krijojë një Arshivë Kombëtare të Pajisjeve Mjekësore, me qëllim që të lehtësohen procedurat e analizave dhe të sigurisë të anës së tregtimit të tij, si dhe të rezultateve të gjitha të dhënave të çdo pajisjeje… e cila ishte përdoro më parë në trupin e një pacienti…”
Me pak fjalë, sipas projektligjit të ri, të gjithë qytetarët amerikanë që do të mbartin një mikroprocesor të tillë, nën arsyetimin e Kujdesit Shëndetësor, duhet të regjistrohen në Ministri. Ministria përcaktohet si Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimeve ndaj Qytetarin.
Dita e fillimit të arshivimit i të dhënave të qytetarit (pra, profilizimi në dosje i çdo individi) përfshihet në faqen 1006 të projektligjit, pra 36 muaj pasi projektligji për shëndetësinë të behet ligj për shtetin amerikanë.
Kështu, nën rregullimin e projektligjit për Kujdesin e Shëndetit, që sapo u miratua nga Kongresi Amerikanë, procesi i instalimit të mikroprocesorëve për qytetarët amerikanë duhet të filloj në 2013-ën.
Readmore...

Ja pozicioni për të cilin zviceranët akuzojnë Xhakën (VIDEO)

 


 Mediat zvicerane kanë kryqëzuar futbollistin shqiptar Granit Xhaka, i cili në një rast në minutën e 84-të të ndeshjes edhe pse ishte para portës nuk goditi në drejtim të saj. Një gazetë shkruan se rezultati ishte 3-0, por Xhaka nuk e bëri një gol për të falur Shqipërinë që e ka në gjak. Duke aluduar në dështimin e Xhakës pranë portës së Ujkanit, Xhaka është pyetur pas ndeshjes për këtë rast, ndërsa deklaroi: “Kjo nuk ishte lojë e lehtë për mua. U fishkëlleva për herë të parë në karrierë. Nuk është e rëndësishme a shënova unë apo jo, më rëndësi që fituam”. Shikoni më sipër momenti kur Xhaka nuk goditi topin para portës së Ujkanit.
Readmore...

E pa besueshme se me qfar shpejsi arrine ne FINISH.....

 
Readmore...

Ja nje Trik me te cilin mund te habisni te gjithe...

 
Readmore...

Super forca e njeriut shiqoni si ngritet me duar.

 
Readmore...