Pages

Banner 468

Sunday, September 9, 2012

Babë e bir takohen pas 17 vitesh, në qelitë e burgut

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%


Ata kishin kryer krime të ndryshme në zona të ndryshme të qytetit, por u bashkuan në qelitë e paraburgimit të një rajoni policie. Babë e bir kishin 17 vite pa u parë, por u takuan vetëm në një qeli.Ka ndodhur kështu në Brazil, në San Paolo, kur babai u arrestua për kërcënim dhe i biri për vjedhje të armatosur. Babai nuk e kishte parë të birin që kur ishte vetëm 1 vjeç. Madje i riu as nuk e dinte kush ishte babai i tij.18 vjeçari Orival Raimundo de Souza (i Riu) ishte arrestuar pasi kishte grabitur një karburant. Kur e sollën në komisariat dhe ai tha emrin, policia e kuptoi menjëherë se kishte fare pak që i kishte rrasur brenda babain, Orival Raimundo de Souza (i Vjetri).Ky i fundit u përpoq të miqësohej me të birin duke i shpjeguar se përse kishte ikur, por ai nuk i foli. Megjithatë babai premton se do mbajë kontakte me të birin, edhe pse ka një merak: nuk do e bindë kollaj që të heqë dorë nga krimet me këtë shembull që sapo i dha.