Pages

Banner 468

Saturday, September 8, 2012

As 50 Vetë Nuk Erdhën Për Kimin

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%

Kim Kardashian mund të jetë një nga njerëzit më të famshëm në botë falë shfaqjes së saj televizive të tipit reality show, produkteve të saj kozmetike si dhe romancës me yllin e muzikës Kanye West. Dhe kur ajo shfaqet në një klub, mund të paramendohen shumë njerëz që presin në rradhë për ta parë.  Por e gjora Kim është turpëruar pasi më pak se 50 njerëz u paraqiten për ta parë atë në klubin e natës Hush në Charlotte, në Kaliforninë veriore. Kim Kardashian u paraqit në klubin e natës pas promovimit të parfumit të saj më të ri, por duhet të jetë ndjerë e refuzuar nga prania e vogël e njerëzve. Kjo ngjarje ishte planifikuar kohë më parë dhe ajo kishte fluturuar nga New Yorku për në Charlote, ku po mbahej edhe Konventa kombëtare e demokratëve.  Kim është larguar nga klubi pas dy orëve, ndërsa sipas burimeve të afërta me të, ajo është zemëruar pa masë kur ka dëgjuar edhe bendin duke thënë se “ky vend është i zbrazët”.