Pages

Banner 468

Saturday, September 8, 2012

Shaqiri: Zemra ime është me “kuqezinjtë”

 
...( Zeri Shqipe )...
Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%


“Shumë e kom vështirë të luaj ndeshjen që do të vjen me kombin tim me Shqipërinë, edhe nëse fitojmë dhe nëse humbim prapë zemra ime osht kuq e zi”.

Këto janë fjalët që tregojnë respektin dhe dashurinë ndaj kombit shqiptar që e ndjen ky djalosh shqiptar me nënshtetësi zvicerane, i cili padyshim është lojtari qe do të lë gjurmë në futbollin europian gjatë viteve e ardhshme.

I cilësuar si “tradhtar” bashkë me koleget tjerë si: vëllezërit Xhaka, Behrami, Xhemaili nga një pjesë e madhe e tifozëve “kuq e zinj”, ai përsëri nëpërmjet rrjetit social Twitter tregon madhështinë e tij prej futbollisti dhe njëherit edhe ndjenjat e tij për kombëtaren tonë duke theksuar se çdoherë ai do jetë “kuq e zinj”, pa marr parasysh rezultatin e takimit emocionues: Zvicër vs Shqipëri, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo ndeshje do ketë një domethënie të veçantë për gjysmën e ekipit helvetik pasiqë 11-shja startuese përbëhet nga 5 shqiptarë dhe njëherit edhe emra të mëdhenj në futbollin europian. 

Në rrjete të shumta sociale Shaqiri dhe katër lojtarët tjerë kosovarë që luajnë për Zvicrën po fyhen pse nuk i janë bashkuar kombetarës shqiptare.  

Në këtë aspket mbetet për t`u diskutuar angazhimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen e këtyre futbollistëve në kombëtare.