Takimi i nesërm mes Zvicrës e Shqipërisë është vërtet special për Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, Blerim Xhemajlin e Admir Mehmedin. Pesë futbollistët shqiptarë kanë qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes së shtypit, por ata i druhen shumë “përballjes” me tifozët kuqezi në këtë sfidë. “Mendoj se audienca do na provokojë, – thotë Granit Xhaka, mesfushori që luan me Borusia Mynshengladbah. – Them se jemi me fat që nuk luajmë më në Lucernë apo në Bazel, pasi 30 mijë shqiptarë do vinin në stadium për të na sharë”, shton ai. Për Xherdan Shaqirin, ndaj Shqipërisë është një takim i veçantë. “Do t’i këndoj të dy himnet”, thotë ylli i Bajernit të Mynihut. “Është shumë emocionale. Për çudi, duket sikur ne luajmë në transfertë dhe Shqipëria në shtëpinë e saj.
Tuesday, September 11, 2012
Shaqiri: Do t’i këndoj të dy himnet