"Këto familje janë duke përjetuar një situatë të tmerrshme. Ne shpresojmë dhe lutemi që forcat politike të gjejnë sa më shpejt të jetë e mundur një zgjidhje këtu, sepse njerëzit vazhdojnë të vdesin.",- tha Jolie.
Ambasadorja për paqen e UNICEF, Jolie dhuron 800.000 $ kampit të refugjatëve Zataari, i cili pret rreth 27.000 sirianë, që janë larguar nga vendi i tyre pas konfliktit që zgjati 18 muajsh dhe që po merr qindra jete njerëzish në Siri.
Në një takim me gazetarët Joli ishte e përlotur dhe shumë e prekur për faktin se në Siri ka shumë jetë fëmijësh të humbur, të plagosur. Ajo falenderon Jordanin për hapjen e kufinjëve dhe mikprtjen e këtyre refugjatëve.
Jordania deri tani ka dhënë strehim për më shumë se 180.000 refugjatë sirianë. Por, Antonio Gutierres, Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët bën me dije se kampet janë të mbipopulluara dhe nevojitet financim ndërkombëtar për të menaxhuar situatën.
Subscribe to email feed



