Grupi jofitimprurëse Medscape India tha se nga një takim i fundit i më shumë se 100 mjekëve në shtetin perëndimor të vendit Maharashtra, është arritur përfundimi se “mungesa e qartësisë”, në recetat e shkruara mjekësore ishte përgjegjëse për një “rritje tronditëse” për vdekjet, pasi që punëtorët farmaceutikë shpesh keqinterpretojnë recetat e shkruara me dorë nga mjekët.
Medscape thotë se ka në plan që të hartojë një manual për të shërbyer si një udhëzues i shpejtë për mjekët, dhe do të ofrojë seminare të veçanta mbi teknikat për të shkruar shpejt dhe në mënyrë të qartë me shkronja të mëdha të shtypit.
Ministria e Shëndetësisë në Maharashtra ka shprehur mbështetje për nismën.
Subscribe to email feed



