Ambasadori amerikan Kris Stivens është mes 4 zyrtarëve amerikanë të vrarë gjatë sulmit që ndodhi mbrëmë ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë. Pas raportimeve të shumta në media që në orët e para të ditës së sotme, lajmi u konfirmua edhe nga presidenti amerikan Barak Obama, i cili dënoi ashpër vrasjen e ambasadorit Stivens, duke thënë është thellësisht mirënjohës për shërbimin e tij. Sipas qeverise libiane, sulmi nisi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ku qindra persona të armatosur u mblodhën përpara konsullatës amerikane per te protestuar kundër filmit amerikan që konsiderohet ofendues ndaj Islamit dhe profetit Muhamed, cka pati shkaktuar të marten protesta edhe para Ambasadës Amerikane në Kajro.
Wednesday, September 12, 2012