E dimë se mes këngëtarëve Jay-Z dhe Kanye West ekziston një miqësi shumë vjeçare, por kjo mund të rrezikohet seriozisht për shkak të mosmarrëveshjeve të të dashurave të tyre.
Mediat amerikane informojnë se e irrituar me sjelljen ambicioze të Kimit, Beyonce gjatë xhirimit të dokumentarit muzikor rreth burrit të saj Jay-Z-i në Filadelfia, e ka paralajmëruar Kimin që mos të mundohet të jetë në qendër të vëmendjes.
Thuhet se Kim në Filadelfia vazhdimisht ishte munduar të futet në skenat e këtij dokumentari dhe Beyonce e inatosur e ka larguar anash për ta paralajmëruar se dokumentari nuk po realizohej për të, por për Jay-Z-in dhe këngëtarët e tjerë dhe kështu kishte ardhur deri te grindja e ashpër.
Jay-Z-i duke parë situatën e pakëndshme që ishte krijuar, ishte munduar të qetësojë gjakrat mes tyre, por dëmi tashmë ishte bërë, pasi Kim ishte tërbuar e tëra, sa kishte thirrur edhe menaxherin dhe të ëmën për t’ju ankuar. Disa burime thonë se kjo grindje mund të rrezikoj seriozisht miqësinë e ngushtë mes Jay-Z-i dhe Kanye West.