Fadil Berisha, në vazhdimësi të punës së tij me njerëz të njohur, ka realizuar një sesion fotografimi me motrat e Kim Kardashian, Kylie dhe Kendal.
Pas këtij sesioni, motrat Kardashian, duke përfshirë edhe të famshmën Kim, kanë publikuar fotografitë e Berishës në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku kanë me dhjetëra miliona përcjellës.
Berisha, gjate karrierës së tij ka punuar me shumë njerëz të famshëm, si Tyra Banks, Donald Trump, Russell Simmons, Bill Clinton, Roger Federer, Halle Berry, Snoop Dogg, Fergie, etj. Aktualisht ai është fotografi zyrtar i Miss Universe dhe Miss USA, si dhe i markës prestigjoze “Rolex”.
Fadili udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara në moshën 13-vjeçare. Punët e tij të para ishin të fotografonte koleksionet e reja të stilistëve, që më pas bëheshin pjesë e vitrinave të dyqaneve. Më pas gjithçka erdhi në ngritje dhe ai filloi të angazhohej si fotograf në agjencitë e njohura si Avon, Bloomingdale’s, Macy’s, Nordstrom’s, e të tjera.
Editorialet e tij janë publikuar në revistat më të lexuara dhe më me ndikim në botë, si “Vogue”, “Mademoiselle”, “Elle”, “Allure”, “Cosmopolitan”, “Glamour”, “Harper’s Bazaar”, “Marie Claire”, “Seventeen”, “V”, “Vanity Fair”, “Ë”, “Esquire”, “GQ” etj.